Page 59 - Demo
P. 59
57VIZATIMILapsat janë të llojeve të ndryshme në varësi të përbërjes së tyre dhe të mënyrës së pjekjes. Si rezultat i kësaj, shenja që ata lënë mbi letër është e ndryshme. Disa lënë një shenjë të lehtë, disa lënë një shenjë më të fortë. Shenja që lë lapsi mbi letër mund të fshihet lehtësisht nga goma. Kjo gjë e bën këtë teknikë shumë të përdorshme dhe shumë të lehtë për të eksperimentuar (fig. 3).Letra është një tjetër mjet i rëndësishëm në teknikën e vizatimit. Në varësi të letrës që përdorim, të pastër ose me pore, mund të krijojmë efekte të ndryshme në vizatim (fig. 4).Këtë mund ta kuptojmë duke eksperimentuar si me lapsa, si edhe me letra të ndryshme.Shkallëzime tonale• Shiko shkallëzimet tonale në figurë.• Duke përdorur lapsa me butësi të ndryshme, realizo edhe ti shkallëzime tonale në fletoren tënde.• Shiko me vëmendje vizatimin e artistit Dejvid Hokni (David Hocknay). Shiko se si i përdor ai shkallëzimet tonale të lapsit për planet e vizatimit. Më pas, shiko mënyrën si e përdor presionin e dorës për të vizatuar pemët dhe degët e tyre (fig. b).• Realizo edhe ti një peizazh duke ndjekur hapat e mëposhtëm. Në fillim, ndaji planet e peizazhit me vijë. Përdor shkallëzimet e grisë për planet e krijuara (fig. c). Vizato pemët (ose objektet) në peizazh, duke bërë dallimin midis degëve dhe trungut, si dhe midis llojeve të pemëve. 4ab cPeizazhVEPRIMTARI: Shprehem nëpërmjet teknikës së vizatimitMaterialet• Karton• Laps• Diskuto se si cilësia e shenjës së lapsit mbi letër varet edhe nga presioni që ushtrojmë mbi lapsin. Duke njohur mundësitë shprehëse të lapsit, mund të krijohen shkallëzime tonale të ndryshme.Çmo dhe vlerëso

