Page 60 - Demo
P. 60


                                    58Të pikturosh do të thotë të realizosh imazhe me ngjyra mbi një sipërfaqe të sheshtë. Sipërfaqja e sheshtë mund të jetë letër, karton, telajo mbi të cilat pikturohet me materiale të ndryshme. Në këto sipërfaqe, mund të realizohen imazhe duke përdorur teknika të ndryshme të pikturës.AkuareliAkuareli është një teknikë që ka për bazë ujin. Ngjyrat e akuarelit krijohen nga pigmentet e ngjyrës, gomës arabike dhe ujit. Akuarelet janë ngjyra transparente (fig. 1).Në këtë teknikë është e rëndësishme që të jemi të sigurt kur e vendosim ngjyrën mbi letër, pasi nuk kemi mundësi korrigjimi. Puna fillohet nga tonalitetet e lehta. Këto tonalitete nuk krijohen duke përzier ngjyrat me të bardhën, por nga sasia e ujit që përdorim (fig. 2).Është mirë që pasi të vendosim një shtresë, ta lëmë të thahet, pastaj të vendosim shtresën me ngjyrën tjetër, në mënyrë që nëpërmjet mbivendosjes dhe transparencës së ngjyrës të përftojmë edhe tonalitetin e duhur (fig. 3).Ngjyrat mund të jenë me tubete ose në formë të ngrirë. Penelat që përdoren për teknikën e akuarelit duhet të jenë të butë dhe në formën e tyre karakteristike. Penelat duhet të lahen mirë mbas përdorimit.1232.PIKTURA
                                
   54   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64