Page 61 - Demo
P. 61


                                    59VIZATIMISipërfaqja më e mirë për të punuar me teknikën e akuarelit është letra. Letra mund të jetë e lëmuar ose me rrudha, por e rëndësishme është që ajo të ketë cilësi të mirë, në mënyrë që uji të mos e prishë (fig. 4).Letra mund të përdoret si e thatë, ashtu edhe e lagur. Në rastin e parë, letra e thith më shpejt ngjyrën dhe mbi të ndihet shenja e penelit.Në rastin e dytë, ngjyra hapet në letër në mënyrë të njëtrajtshme.4. Qiell në kohë stuhieQielli• Shiko imazhet që tregojnë qiellin në katër momente të ndryshme.• Me teknikën e akuarelit, realizo edhe ti qiellin ose detin në momente të ndryshme, që tregojnë një gjendje të caktuar. 1. Qiell me re 2. Qiell me re dhe diell 3. Qiell në perëndim të diellit 4aVEPRIMTARI: Shprehem nëpërmjet teknikës së akuarelitMaterialet• Letër• Akuarele• Shpjego mënyrën e realizimit të krijimit tënd dhe diskuto mbi karakteristikat e teknikës së akuarelit.Çmo dhe vlerësoPeizazhi• Shiko me vëmendje peizazhin (fig. b). • Realizo edhe ti një peizazh me akuarele. • Në fillim, vizato me laps peizazhin tënd. • Lage letrën me ujë nëpërmjet penelit. • Përzgjidh ngjyrën e dëshiruar për çdo pjesë të peizazhit dhe përhape me penel. • Me penelin e ngopur me ujë dhe me ngjyrë, bëj detajet, siç mund të jenë pemët, shtëpitë etj. 
                                
   55   56   57   58   59   60   61   62   63   64   65