Page 62 - Demo
P. 62
60Mozaiku është një imazh që formohet nga copëza të vogla guri ose xhami të ngjyrosura, që vendosen së bashku sipas një vizatimi të caktuar. Mozaiku vendoset në mure ose në dysheme (fig. 1, Mozaik romak). Realizimi i teknikës së mozaikut fillon me përgatitjen e vizatimit mbi të cilin vendosen dhe fiksohen copëzat e vogla (fig. 2). Mozaiku, një teknikë antikeTeknika e mozaikut përdorej në Mesopotami e më pas nga grekët dhe romakët, të cilët zbukuronin muret dhe dyshemetë e vilave të tyre. Gurët që përdornin ishin natyralë: mermer, alabastër, granit etj. (fig. 4, Mozaik i dyshemesë për vilat romake).Teknika e mozaikut është përdorur shumë edhe në periudhën e Bizantit. Ndryshe nga romakët, bizantinët përdornin materialin e pastës së xhamit të ngjyrosur për copëzat e mozaikut (fig. 3).13 423.MOZAIKU

