Page 64 - Demo
P. 64
62Realizo dhe ti një monotip duke ndjekur hapat e mëposhtëm:• Mbi materialin e lëmuar, vendos ngjyrën pa e holluar, duke ndjekur një vizatim (fig. a).• Mbi sipërfaqen e pikturuar, ende të patharë, vendos me kujdes një fletë vizatimi.• Pa e lëvizur letrën, përshkoje nga sipër gjithë sipërfaqen e saj me një rul ose me një lugë, në mënyrë që letra të ngopet me ngjyrën e modelit.• Me shumë kujdes, ngrije letrën mbi të cilën është përcjellë imazhi (fig. b).• Nëpërmjet përhapjes së ngjyrës, imazhi i përftuar krijon efekte të rastësishme (fig. c).Me teknikën grafike të shtypit kuptojmë kalimin e një imazhi nga një sipërfaqe në një tjetër. Për ta bërë këtë, në fillim përgatitet imazhi fillestar mbi një sipërfaqe të caktuar. Ky imazh shërben si një model, të cilin e përsërisim nëpërmjet teknikës së shtypit. Këto modele mund të realizohen në sipërfaqe të sheshta, me reliev dhe me gërryerje (ose gdhendje).Monotipi Monotipi është një teknikë shtypi me anë të të cilit mund të përftohet vetëm një kopje e imazhit të përgatitur.Materialet mbi të cilat mund të shtypim janë të ndryshme, si letra, kartoni, druri, muri, tekstilet etj. (fig. 1, 2).1a b c2Të gjitha këto metoda na japin mundësinë e shumëfishimit të imazhit. 4.SHTYPIVEPRIMTARI: Shprehem nëpërmjet teknikave të shtypitMaterialet• Tempera ose akuarele me tubet• Një sipërfaqe e lëmuar, plastike ose xhami (ose letër e lëmuar)• Një rul prej gome

