Page 65 - Demo
P. 65


                                    63VEPRIMTARI: Shprehem nëpërmjet teknikave të shtypitSTAMPIMIShtypi me patateModelet e krijuara me patate janë të thjeshta për t’u përdorur. Mund të krijohen motive dekorative sipas dëshirës, pasi është e lehtë ta gdhendësh pataten (fig. f, g).• Ndaje pataten në dy pjesë. Në sipërfaqen e prerë, vizato motivin dhe pastaj prite.• Përgatit ngjyrën, e cila duhet të jetë e plotë dhe vendose mbi sipërfaqen e motivit me një penel të sheshtë.• Vendose pataten mbi letër ose pëlhurë duke e përsëritur veprimin sipas një ritmi.Shtypi me relievShtypi me reliev mund të realizohet nëpërmjet përdorimit të materialeve të ndryshme. Për të realizuar këtë teknikë, modeli mund të jetë i gatshëm (për shembull, një objekt me një teksturë të caktuar) ose mund të realizohet vetë. Mjafton të krijojmë relievin e dëshiruar mbi një sipërfaqe, duke ngjitur objekte ose duke e gdhendur atë. df geMaterialet• Patate e madhe me formë të rregullt• Prerëse me majë të lëvizshme • Tempera, nëse do të shtypësh mbi letër • Ngjyra për tekstile, nëse do të shtypësh mbi pëlhurëDiskuto mbi teknikat dhe materialet e shtypit. Shpjego cilën teknikë shtypi zgjodhe dhe mënyrën e realizimit të krijimit tënd.Çmo dhe vlerëso
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69