Page 66 - Demo
P. 66
64Fjala “fotografi” e ka prejardhjen nga greqishtja dhe do të thotë “shkrim nëpërmjet dritës”. Parimi i fotografisë bazohet në zbulimin se disa substanca kimike janë të ndjeshme ndaj dritës. Një material, që i përmban këto substanca, bëhet i ndjeshëm ndaj dritës dhe është në gjendje ta ruajë imazhin. Ky material është filmi fotografik (fig. 1). Sot, falë zhvillimit teknologjik, aparatet digjitale përdoren gjerësisht dhe lehtësisht nga të gjithë. Teknika fotografike kalon nëpër tri faza: shkrepja e aparatit (fig. 2), zhvillimi i filmit (fig.3) dhe stampimi (fig. 4).Elementi kryesor në realizimin e fotografisë është fotografi. Ai duhet të zotërojë njohuri artistike, aftësi për të përdorur aparatin dhe teknikat fotografike, si dhe aftësi për të mbledhur informacionin e duhur nga realiteti. Shpesh, cilësia estetike e një fotografie lind nga fakti se fotografi ka mundur të kapë një situatë të papritur ose ka pritur çastin e duhur për të shkrepur aparatin (fig. 5).1253 45.FOTOGRAFIA

