Page 68 - Demo
P. 68
66Dizajni është një profesion ku përfshihen shumë veprimtari krijuese. E përbashkëta e këtyre veprimtarive krijuese është pikërisht aftësia për të ndërtuar një projekt artistik. Me projekt artistik kuptojmë zgjidhjen e një problemi në mënyrë krijuese. Dizajni grafik ka lidhje me projektimin dhe realizimin e imazheve që komunikojnë ide. Detyrat e një dizajneri grafik janë projektimi dhe realizimi artistik. Ato përfshijnë faqosjen e një libri, të një reviste apo të një gazete; realizimin e paketimit dhe të reklamës së produkteve të ndryshme ushqimore dhe industriale, në mënyrë që të na japë të dhëna mbi përmbajtjen e këtyre produkteve; realizimin e ftesave, kartolinave, të ilustrimeve të librave, të kopertinës, duke përdorur imazhe dhe lloje të ndryshme shkrimi. Edhe piktori i filmit vizatimor është një dizajner grafik (fig. 1).Puna përgatitore për mbledhjen e informacionit Siç thamë më sipër, një nga detyrat e dizajnerit grafik është edhe ajo e realizimit të ftesave, të posterave ose edhe projektimi i një feste nga ana figurative. Festat në përgjithësi kanë karakteristikat e tyre.Festa e Vitit të Ri ka simbolin e pemës e të zbukurimeve të ndryshme (fig. 2), festa e pavarësisë ka simbolin e flamurit dhe ngjyrat e tij, festa e nënës na kujton dashurinë e pafundme që ajo na dhuron (fig. 3). 12 36.DIZAJNI GRAFIK

