Page 69 - Demo
P. 69


                                    67GRAFIK DIZAJNI Ditëlindja është një festë që çdo fëmijë e pret me shumë dëshirë. Pjesë e rëndësishme e festës së ditëlindjes është edhe ambienti festiv që krijojmë. Është bukur që këtë ambient ta krijoni ju vetë, sipas dëshirës (fig. 4, 5, 6). Është bukur që t’i krijojmë vetë ftesat e ditëlindjes për shokët dhe shoqet. Projektimi • Është e rëndësishme ta kuptojmë ftesën si një mjet komunikimi.• Ftesa komunikon të dhëna mbi festën e ditëlindjes. • Për këtë, është mirë të gjesh ose të krijosh një temë ose një simbol festiv (një personazh të parapëlqyer (fig. b), një kafshë simpatike (fig. c), një simbol që ka lidhje me vendin dhe veprimtaritë që do të zhvillohen (fig. d). • Në bazë të simbolit të gjetur, është mirë të mendosh për formën, ngjyrat e zarfit dhe të ftesës.• Gjithashtu, ftesa ka pjesën e shkrimit, e cila përmban të dhëna për vendin dhe datën ku do të zhvillohet festa. Kjo pjesë kërkon hapësirën e saj në ftesë (fig. a, d).Realizimi • Duke parë shembujt e ndryshëm, mund të krijosh një ftesë për një festë të caktuar dhe të përdorësh materiale e teknika të larmishme.4 5 6a bcdVEPRIMTARI: Projektojmë dhe realizojmë ftesën e ditëlindjesShpjego idenë e ftesës tënde dhe teknikën me të cilën e ke realizuar.Çmo dhe vlerëso
                                
   63   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73