Page 70 - Demo
P. 70


                                    68Skulptura është një formë tredimensionale e artit dhe mund të shihet nga të gjitha anët. Skulptor quhet artisti që realizon figura tredimensionale, që do të thotë: objekte që zhvillohen në gjatësi, gjerësi dhe thellësi. Materialet e skulpturës janë të shumta, si: argjila, dylli, allçia, guri, mermeri, bronzi, druri etj. Edhe mjetet që përdor skulptori janë të shumta (fig. 1).Sipas karakteristikave të vëllimit, skulptura paraqitet në formë relievi dhe e rrumbullakët.Modelim do të thotë t’i japësh formën e dëshiruar materialit. Modelohen materiale, si: argjila, plastelina, allçia, letra e lagur. Gjatë modelimit, shtohet ose hiqet materiali me të cilin punohet. Te relievi, figurat ndërtohen mbi një sipërfaqe të sheshtë (reliev egjiptian).Skulpturë e rrumbullakët është ajo që e shohim nga të gjitha anët (“Dhia”, Pikaso).Teknikat e skulpturës ndahen në dy grupe të mëdha: modelimi (fig. 4) dhe gdhendja (fig. 5).124 53Gdhendje do të thotë të heqësh material nga një bllok guri, druri apo mermeri me daltë dhe me çekiç. Gdhendja mund të realizohet edhe mbi materiale, si: allçia, dylli, sapuni etj. 7.SKULPTURA
                                
   64   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74