Page 71 - Demo
P. 71


                                    69SKULPTURATekstura dhe relieviRelievi fillon që nga gjurmët e lehta që bëhen mbi një sipërfaqe, qoftë me gishta, qoftë me mjete të tjera. Realizo edhe ti një reliev duke ndjekur hapat e mëposhtëm:• Krijo një sipërfaqe të sheshtë me plastelinë (fig. a).• Mbi këtë sipërfaqe dhe me mjetet që ke krijo tekstura të larmishme, duke ndjekur kombinime dhe ritme të ndryshme sipas fantazisë tënde (fig. b, c).Modelimi i vazosModelimi i vazove është një teknikë antike. Përveç funksionit praktik, ato kanë edhe funksion dekorativ. Këto funksione e kanë shoqëruar gjithmonë artin e poçerisë.Realizo dhe ti një vazo të thjeshtë dhe të bukur, duke ndjekur këta hapa:• Përgatit një model letre, bazën dhe sipërfaqen anësore, në përmasat e dëshiruara dhe në varësi të materialit të plastelinës.• Plastelinën përhape mbi një sipërfaqe duke përdorur një shishe ose një rul brumi.• Prit plastelinën sipas modelit të letrës që ke bërë për bazën dhe për anët (fig. d, e).• Bashkoji të gjitha pjesët, duke i ngjitur mirë me njëra-tjetrën (fig. f).• Vazoja mund të dekorohet në mënyra të ndryshme (fig. g).a b cd e f gVEPRIMTARI: Shprehem nëpërmjet modelimitMaterialet• Plastelina që ngrin “Das” ose brumi me kripë. • Çdo mjet që mund të lërë gjurmë mbi materialin e butë të plastelinës. Materialet• Një fletë vizatimi • Argjilë ose Das• Gërshërë• ThikëDiskuto mbi mënyrën e realizimit të detyrës që zgjodhe (relievin apo vazon).Çmo dhe vlerëso
                                
   65   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75