Page 72 - Demo
P. 72


                                    70Çdo ndërtesë, e vjetër apo e re, përbëhet nga disa elemente arkitektonike,pa të cilat nuk do të rrinte dot në këmbë, që janë: shtyllat mbajtëse, muret mbajtëse, trarët, harqet, dyshemeja dhe tavanet. Janë pikërisht këto elemente që përbëjnë edhe strukturën e ndërtesave. Nuk ka ndërtesa pa strukturë, edhe pse shpesh ato nuk janë të dukshme nga jashtë. Për realizimin e një konstruksioni, është shumë e rëndësishme që pjesët përbërëse të tij të jenë të qëndrueshme dhe në ekuilibër. Ndërtesat përbëhen edhe nga elemente estetike dhe funksionale, të cilat, edhe nëse nuk janë të pranishme, zëvendësohen me elemente të tjera, që nuk e prishin qëndrueshmërinë dhe ekuilibrin e ndërtesës. Të tilla janë disa mure të jashtme dhe të brendshme ose pjesë dekorative. Materialet që përdoren për ndërtimet janë: balta, druri, guri, hekuri, xhami, betoni, pra, materiale të forta dhe të qëndrueshme. Shtëpi prej druri (fig. 1). Strukturë prej guri (fig. 2). Kulla Eifel, Paris një strukturë prej metali (fig. 3).1 322.KONSTRUKSIONI NË ARKITEKTURË
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76