Page 73 - Demo
P. 73
71KONSTRUKSIONI NË ARKITEKTURËShiko konstruksionet e kullave që janë sjellë si shembuj: ilustrimin e kullës së Babelit dhe lartësimin e saj drejt qiellit (fig. 4); kullën veneciane të Durrësit në formë cilindri, e cila është e ndërtuar me gurë të madhësive të ndryshme (fig. 5); kullën e shek. XIX në Pejë, e cila ka formë katërkëndëshe (fig. 6).Realizo edhe ti një kullë duke ndjekur hapat e mëposhtëm: • Vizato mbi një fletë kartoni, gjashtë shirita vertikalë (nga 6 cm) dhe gjashtë shirita horizontalë (nga 4 cm) (fig. a).• Priti shiritat sipas vijës horizontale dhe në fund të çdo shirit lër një zgjatim prej 1 cm (fig. b).• Në të dyja anët e çdo drejtkëndëshi, bëj nga një prerje 0,5 cm në largësi 1,5 cm nga çdo brinjë e tij (fig. c).• Palose çdo shirit në brinjën anësore të drejtkëndëshit, ngjite në pjesën e zgjatimit, në mënyrë që të krijojë një unazë gjashtëkëndore për çdo shirit (fig. b).• Vendosi njëra mbi tjetrën unazat e formuara, duke bashkuar pjesët e çara aty ku• korrespondojnë me njëra-tjetrën (fig. d).• Duke u bazuar në hapat e mësipërm, mund të krijosh modele të ndryshme kullash.4 5 6a bcdVEPRIMTARI: Ndërtimi i një kulle prej letreMaterialet• Letër kartoni (ose përdor dy kartonë me ngjyra të ndryshme)• Vizore• Gërshërë• NgjitësDiskuto mbi modelin e kullës që krijove dhe mënyrën e realizimit.Çmo dhe vlerëso

