Page 75 - Demo
P. 75


                                    73Arti në parahistori (periudha historike, shprehjet artistike, teknikat artistike, domethënia e imazheve, veglat e punës, arkitektura)Arti i MesopotamisëArti egjiptian (periudha historike, arkitektura madhështore e piramidave, skulptura, piktura)Art antik grek (periudha historike, arkitektura, skulptura, qeramika)Art romak (arkitektura, organizimi i qytetit, skulptura, piktura, mozaiku)Qytetet antike në Shqipëri dhe Kosovë (monumentet e rëndësishme, skulptura, mozaiku)Arti islam (qyteti dhe arkitektura, gjuha dekorative, arti islam në trojet shqiptare)Arkeologjia, restaurimi dhe muzeu arkeologjikKjo tematikë i kushtohet historisë së artit dhe komunikimit nëpërmjet trajtimit të ngjarjeve artistike që nga parahistoria, duke vazhduar me artin në Mesopotami, atë egjiptian, grek, romak, me artin e qyteteve antike në Shqipëri e Kosovë, dhe me artin islam.Qëllimi i saj është të trajtojë karakteristikat historike dhe shprehjet e tyre artistike. Gjatë këtyre mësimeve, do të dalë në pah lidhja midis gjuhës artistike, teknikave, materialeve të përdorura dhe veprave të artit të secilës periudhë. Do të shohim se imazhet e para në historinë e njerëzimit janë krijuar nga gjahtarët në epokën e gurit. Do të shohim lulëzimin e qytetërimit në Mesopotami dhe në Egjipt, krijimtarinë e jashtëzakonshme të qytetërimit grek dhe të qytetërimit romak.Qytetërimin antik në Shqipëri dhe Kosovë, do ta shohim si pjesë të kulturës ilire, kurse ndikimet e dy kulturave greke dhe romake, si pjesë të rëndësishme të zhvillimit të tyre. Do të shohim edhe gjuhën e veçantë artistike të artit islam dhe ndikimin e tij në trojet shqiptare. Në mësimin e fundit, do të vlerësojmë rolin e arkeologut, të restauruesit dhe të muzeut në zbulimin dhe ruajtjen e këtyre vlerave të trashëgimisë kulturore.RELACIONI ART-SHOQËRIMësimet 1-9NjohuritëRezultatet e të nxënit:Nxënësi/ja:Shikon veprat e artit të kulturave antike nga parahistoria deri në artin islam;reflekton se si njerëzimi ndryshoi mënyrën e jetesës, duke kaluar nga jeta në shpella endërtimi i kasolleve në formimin e qyteteve dhe në ndërtimin e arkitekturës monumentale;zbulon:a. karakteristikat dhe domethënien e veprave të artit në kultura e periudha të ndryshme;b. teknikat artistike të përdorura në këto kultura;c. rolin edukues dhe komunikues të muzeut arkeologjik.
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79