Page 76 - Demo
P. 76


                                    74Imazhet e para të historisë njerëzore janë krijuar nga gjuetarët në epokën e gurit.Veprimtaria figurative e popullsive parahistorike u zhvillua për disa mijëvjeçarë, nga rreth 35 000 vjet p.e.s. deri në 10 000 vjet p.e.s. Në Europë, ajo u përhap nga Perëndimi në Lindje në qendra me interes të madh artistik, si në Francë (14 000 p.e.s. – 9 500 p.e.s.) dhe në Spanjë (14 000 p.e.s. – 10 000 p.e.s.)Arti në epokën e guritArtistët në periudhën e paleolitit pikturonin me mjete të thjeshta. Një prej tyre ishte balta që gjendej në natyrë, e cila kishte ngjyra të ndryshme, si për shembull okër, të verdhë dhe të kuqe.Këto piktura realizoheshin në thellësi të shpellave, ku nuk hynte drita. Njeriu i paleolitit pikturonte duke u mbështetur në kujtesën e tij pamore. Pikturat paraqesin kafshë, të cilat njeriu parahistorik i gjuante për t’u ushqyer dhe ua përdorte lëkurën për t’u veshur. Kafshët janë kryesisht bizonë, drerë, kuaj etj. (fig. 1. Pikturë shpelle 16 000-vjeçare e gjetur në Francë).Domethënia e imazheveArsyeja nuk ishte vetëm zbukuruese, por kishte një rëndësi të madhe jetike. Këto figura ishin të lidhura me ritet e gjuetisë, nga e cila varej mbijetesa e këtyre njerëzve.Arti i veglave të gjahutNjeriu i paleolitit krijonte edhe mjete për gjuetinë, disa prej të cilave ishin të gdhendura ose të realizuara me gërricje. Materialet më të përdorura ishin kockat e kafshëve, gurët, fildishi (fig. 2).121.ARTI NË PARAHISTORI
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80