Page 77 - Demo
P. 77


                                    75PARAHISTORIASkulpturaDëshmi të prodhimit të skulpturës janë objektet në fildish, kocka e gurë që paraqesin figurën e një gruaje, që ndryshe quhej Venera. Këto janë figura shumë të vogla, me gjatësi deri në 10 - 11 cm, që i kushtohen figurës së nënës që lind dhe ushqen fëmijët (fig. 3). Jeta në neolitSi rezultat i zbutjes së klimës në tokë, rreth viteve 9 000 – 8 000 p.e.s., kushtet e jetesës së njerëzve ndryshuan. Në këtë periudhë u shfaqën format e para të bujqësisë, që favorizonin jetën nëpër kasolle dhe organizimin në fshatra. Fig. 4. Figurë gjahtari parahistorik me veshjen e rindërtuar, bazuar nëzbulimet arkeologjike.Krijimi në neolit është i lidhur me përdorimin e argjilës në prodhimin e enëve. Në fillim, enët bëheshin me baltën e argjilës së tharë e pastaj këto enë i piqnin në furra me dru. Shpesh ato zbukuroheshin me vija të thjeshta gjeometrike në ngjyrë okre ose të kuqe (fig. 6).Fshatrat në neolit shpesh ishin të krijuara në platforma mbi ujë, për t’u mbrojtur nga kafshët e egra. Ato quheshin palafite (Muzeu i palafiteve, në Ohër, fig. 5).Kjo teknikë realizohej nëpërmjet gërricjes me gurë të fortë dhe të mprehtë mbi disa materiale, si: balta, shkëmbi, guri, brirët, lëkura. Nëpër shpella janë gjetur piktura dhe figura të realizuara me gërricje (Grafiti i popullsisë së neolitit afër Bergamos, Itali, fig. 7.).356 74Teknika të reja Teknika e grafitit 
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81