Page 78 - Demo
P. 78
76PARAHISTORIApaleolit: periudha e gurit të vjetërshpellë: hapësira natyrore që formohen në brendësi të shkëmbinjve, ku strehoheshin njerëzit dhe kafshëtneolit: periudha e gurit të riFjalorth• A lejohet gjuetia për të gjitha kafshët e egra apo ndër to ka specie në mbrojtje? A di ndonjërën?• A e di se çfarë do të thotë “specie në zhdukje”? Ç’rrezik i kanoset ekzistencës së tyre?• A e njeh simbolin në fig. a? Për cilën kafshë bëhet fjalë? Përse është zgjedhur kjo kafshë si simbol?• Në një letër vizatimi, krijo simbolin e një kafshe sipas mënyrës tënde. Zgjidh një kafshë në rrezik zhdukjeje. Imazhi duhet të jetë skematik, por me karakteristikat njohëse të kafshës (fig. b, c, d).a9b c dPeriudha e neolitit në KosovëDatimi i neolitit në Kosovë, është relativisht i njëjtë për të gjithë territorin e Ballkanit, nga 6500-3500 p.e.s. Zhvillimi i kësaj periudhe në Kosovë është i ngjashëm me karakteristikat e zhvillimit të neolitit anekënd botës. Vendbanimet e periudhës neolitike në Kosovë janë të shumta, ndër to përmendim: vendbanimin në Vlashnje afër Prizrenit, të Runikut në komunën e Skenderajt, Varoshit në komunën e Ferizajt, i Zhitkocit në komunën e Zveçanit, i Barilevës, Tjerrtorja Prishtinë etj.Figurina e “Hyjneshës në fron” e gjetur në rrethinat e Prishtinës, që i përket neolitit të vonë, është një nga artefaktet më të çmuara arkeologjike të Kosovës, të kësaj periudhe (fig. 8). Po ashtu edhe piktura shkëmbore e Vlashnjës, me figurën e spirales (fig. 9).VEPRIMTARI: Mbrojmë kafshët8Materialet• Letër• Laps• Lapsa me ngjyra ose flamastra• Çfarë ngjyrash kanë përdorur artistët e paleolitit në pikturat e shpellave?• Çfarë figurash paraqesin pikturat e shpellave?• Si realizohej teknika e grafitit?• Cilat janë materialet që artistët gjuetarë përdornin për armët e gjahut?• Ku dhe pse ndërtoheshin palafitet?• Përmend disa nga vendbanimet e neolitit të zbuluara në Kosovë.Çmo dhe vlerëso

