Page 79 - Demo
P. 79


                                    77Rreth 3000 vjet p.e.s., jo shumë larg nga Mesdheu u zhvilluan dy qytetërime të mëdha: qytetërimi egjiptian dhe ai i Mesopotamisë. Karakteristika e tyre kryesore ishte terreni pjellor pranë lumenjve Tigër dhe Eufrat, gjë që solli zhvillimin e bujqësisë. Lindja e qyteteve në MesopotamiMidis viteve 3500 dhe 3200 p.e.s. në Mesopotami filluan të lindnin qytetet e para. Qytetet ishin të rrethuara me mure dhe hendekë, duke u bërë kështu rasti i parë në histori ku u krijua një ndarje midis mjedisit natyral dhe mjedisit qytetar të ndërtuar. Arkitektura e ndërtesave nuk ishte e njëjtë me ato të fshatrave të periudhave të mëparshme. Ndërtesat e pushtetit ndryshonin me ato të popullit të thjeshtë. Qendra e pushtetit në këtë periudhë ishte zigurati, tempulli i priftërinjve, përreth të cilit zhvillohej qyteti.Brenda mureve të fortesës ndodheshin:Pallati i mbretit Zigurati (tempulli)Shtëpitë e banorëveMuri rrethues i jashtëmLumiArgjila si material ndërtimiMungesa e materialeve të gurit dhe të drurit në Mesopotami, të njohura si materialet bazë të ndërtimit, bëri që materiali më i përdorur të ishte argjila. Ajo u përdor për poçerinë, për tabelat ku shkruheshin ngjarje apo legjenda dhe për ndërtesat monumentale. Për ndërtimet u përdorën tullat që në fillim piqeshin në diell e më pas në furrë me zjarr. Në këtë mënyrë ato bëheshin më të lehta dhe më të forta.12.ARTI NË MESOPOTAMIQyteti në Mesopotami 
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83