Page 80 - Demo
P. 80
78Fig. 2 Statuja e Gudesë, mbret i Lagashit, kryeqyteti i mbretërimit të dytë të sumerëve nga viti 2141 deri 2122 p.e.s., Muzeu i Luvrit, ParisArti figurativ në MesopotamiArti figurativ në Mesopotami nuk pati një zhvillim të njëjtë në qytetërimet e ndryshme që zunë rrënjë aty gjatë mijëvjeçarëve (përmendim: sumerët, akadët, babilonasit, asirët, medët, persianët). Megjithatë mund të dallojmë disa nga karakteristikat e përbashkëta të shprehjeve të ndryshme artistike:• Veprat e artit ishin pothuajse gjithmonë të lidhura me ritet fetare dhe pushtetin.• Në artet figurative dhe arkitekturë mbizotëronin njëtrajtshmëria dhe simetria.• Në arkitekturë muret paraqiten solide me basorelieve me karakter dekorativ.• Temat e veprave të artit ishin: sakrifica, luftërat, skenat e gjuetisë dhe ndeshjet mes kafshëve.Në qytetërimin sumer mori rëndësi skulptura e rrumbullakët dhe relievi. Përdorimi i materialeve të tilla, si: alabastra, lapislazuli, ari, bakri, bëri të mundur realizimin e shumë veprave të pasura me ngjyra.Arti sumer Fig. 4. Reliev në rrënojat e pallatit persian Persepolis, gjysma e parë e shek. V p.e.s., IranFig. 3. Harkëtar persian, pjesë e zbukurimeve të pallatit të Darios në Susa, shek. VI-V p.e.s., Muzeu i Luvrit, Paris23 4ARTI NË MESOPOTAMI

