Page 81 - Demo
P. 81
79Arti persianNë artin persian mbizotërojnë basorelievet që dekoronin pallatet dhe shkallinat që paraqisnin ceremoni dhe homazhe për mbretin. Në këto figura, të vendosura në një ritëm të rregullt, të bie në sy palëvizshmëria dhe njëtrajtshmëria. I njohur për madhështinë e tij, është edhe pallati i mbretit persian Dario në Persepoli. Pallatet zbukuroheshin me dekoracione të pasura dhe me skulptura (fig, 3-4). Forma e parë e shkrimitSumerët zhvilluan formën e parë të shkrimit (fig. 5). Me rritjen e qyteteve, njerëzit kishin nevojë për të mbajtur shënimet e tregtisë, të drejtat e pronësisë dhe të dhënat e qeverisë. Rreth 3300 vjet p.e.s. sumerët filluan të përdorin simbolet e figurave të shënuara në pllakat e baltës për të mbajtur të dhënat e tyre.alabastër – lloj i veçantë shkëmbi gëlqeror, shpesh i bardhë ose i tejdukshëm, që përdoret për të gdhendur objekte ose skulptura dhe për ndërtimlapislazul – gur mineral në ngjyrë blu që përdoret si gur dekorativ ose si pigmentArtizanët luajtën një rol të rëndësishëm në kulturën e popujve të Mesopotamisë. Ata krijonin objekte të përdorimit të përditshëm, si: enët, veshjet, bizhuteritë, shportat, anijet dhe armët. Ndër profesionet më të njohura përmendim poçarët, argjendarët, metalpunuesit, marangozët. • Shiko stolinë femërore të kokës së punuar me shumë mjeshtëri dhe hijeshi nga argjendarët sumerë 2600-2500 vjet p.e.s. Gjethet janë punuar me ar dhe rruazat me lapislazuli.• Krijo edhe ti një stoli (për dorën, kokën apo qafën) duke u mbështetur në motivin e gjethes. Realizoje në vizatim idenë dhe shpjego materialet me të cilat mund ta realizosh edhe vetë. VEPRIMTARI: Stolitë5ARTI NË MESOPOTAMI• Cilët janë elementet përbërëse të një qyteti në Mesopotami?• Cilat janë disa nga karakteristikat kryesore të artit figurativ në Mesopotami?• Cilat janë disa nga materialet që përdoreshin në realizimin e skulpturave në Mesopotami?• Cili ishte materiali më i përdorur për ndërtim në Mesopotami dhe si realizohej ai?Çmo dhe vlerësoFjalorth

