Page 82 - Demo
P. 82


                                    80Qytetërimi antik egjiptian ishte i lidhur ngushtë me lumin Nil, i cili favorizonte zhvillimin e bujqësisë, shkëmbimet tregtare dhe kulturore. Historia e Egjiptit ndahet në tri periudha të mëdha: Mbretëria e Vjetër (2850 - 2052 p.e.s), Mbretëria e Mesme (2052 - 1570 p.e.s.) dhe Mbretëria e Re (1570 - 715 p.e.s.). Periudha e Mbretërisë së Re ka qenë edhe periudha më e lulëzuar e Egjiptit antik, kryeqytet i të cilit ishte Teba.Një shkallë drejt qiellitHistoria dhe kultura e Egjiptit antik ka tërhequr miliona vizitorë, sidomos për ndërtimet madhështore prej guri. Këto ndërtime monumentale janë piramidat, trashëgimi e njerëzimit.Sfinksi i madhQë prej rreth 4500 vjet më parë, Sfinksi bën rojë në piramidën e Kefrenit në Gizë dhe është skulptura më e madhe e rrumbullakët në gurë, që vjen nga kohët antike. Në mitologjinë egjiptiane, Sfinksi ishte një monument që ndërtohej pranë piramidave si simbol mbrojtës dhe përfaqësonte faraonin. Kjo skulpturë gjigante ka trupin e një luani me kokë njeriu (fig. 3).Piramidat u krijuan si varre monumentale për njerëzit me pushtet. Në fillim, piramida shfaqet si një model i thjeshtë në formë paralelepipedi dhe quhej “mastaba” (fig. 1). Më pas, për të përfaqësuar idenë e ngritjes së faraonit drejt qiellit, këta paralelepipedë filluan të mbivendoseshin duke krijuar idenë e shkallëve. Në këtë mënyrë, filloi të merrte formën e përkryer piramidale. Piramidat më të larta u ndërtuan gjatë Mbretërisë së Vjetër (dinastia IV) në kompleksin e Gizës dhe morën emrin e faraonëve përkatës: Keops, Kefren dhe Mikerino (fig. 2).1323.ARTI EGJIPTIAN
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86