Page 83 - Demo
P. 83


                                    81Piktura dhe rregullatQë nga kohët antike, në Egjipt piktura konsiderohej një art dytësor në krahasim me skulpturën. Piktura mori më shumë rëndësi gjatë Mbretërisë së Re. Ajo paraqet tema fetare ose të lidhura me jetën e përditshme të faraonit ose të njerëzve me pushtet.Figura e njeriut, si në pikturë, ashtu edhe në skulpturë, paraqitej nëpërmjet një rregulli të quajtur kanuni i përmasave. Pikturat realizoheshin në mur dhe në papirus. Letra e papirusit përdorej për të pikturuar dhe për të shkruar. ARTI EGJIPTIANGjueti zogjsh, pikturë varri, 1400 p.e.s. (fig. 4) Hathor dhe Seti, pikturë varri, 1300 p.e.s. (fig. 5)Skulpturat prej druri, alabastri ose guri gëlqeror pikturoheshin (fig. 6. Shkruesi). Vetëm skulpturat me granit nuk ngjyroseshin.Portretet në skulpturë duhej të shprehnin rëndësinë dhe karakterin e shenjtë të personave që paraqisnin (fig. 7. Nefertiti).Skulptura egjiptianeAshtu si në pikturë, edhe në skulpturën egjiptiane figurat njerëzore duhej të paraqiteshin sipas rregullave tradicionale ose sipas kanunit.46 75
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87