Page 85 - Demo
P. 85
83Arti antik grek lulëzoi në jug të Gadishullit Ballkanik në mijëvjeçarin e parë p.e.s. Në qytetet greke të quajtura polis, monumenti kryesor ishte tempulli, që konsiderohej si shtëpia e zotit mbrojtës të qytetit. (Tempulli i Athinasë, Partenoni, 447-432 p.e.s. fig. 1)Përmasat e arkitekturës dhe të skulpturës greke nuk janë gjigante, siç ndodh në artin egjiptian. Ato janë më afër përmasave njerëzore, pasi perënditë ata i shihnin të ngjashme me njeriun.Periudhat e artit grekSipas zhvillimit të kulturës, në artin grek dallohen katër periudha: Periudha gjeometrike (shek. X - VIII p.e.s.), në të cilën bien në sy zbukurimet e vazove me figura abstrakte dhe gjeometrike.Periudha arkaike (shek. VIII - VI p.e.s.), gjatë së cilës u krijuan modele të tempujve që qëndruan në kulturën artistike greke edhe në periudhat më pas. Periudha klasike (shek. V - IV p.e.s.) është më e lulëzuara e artit grek. Periudha helenistike (shek. IV - I p.e.s.) gjatë së cilës arti orientohet drejt një kërkimi më realist. Tempulli grekTempulli u bë ndërtesa më përfaqësuese e identitetit kulturor dhe artistik grek, pasi ishte rezultat i zbatimit të rregullave të sakta për të arritur harmoninë midis pjesëve të tij. Tempujt janë të llojeve të ndryshme, në varësi të madhësisë dhe të vendit ku janë ndërtuar. Rregullat arkitektonike ose stilet identifikohen me tri lloje kolonash, që kanë karakteristika specifike.4.ARTI GREK

