Page 86 - Demo
P. 86


                                    84Stili dorik, në të cilin kapiteli është shumë i thjeshtë (fig. a).Stili jonik, ku duken qartë format spirale te kapiteli (fig. b).Stili korintik, ku bien në sy gjethet e gdhendura në kapitel, të frymëzuara nga një bimë (fig. c).ARTI GREKTeatri grekGrekët u kushtonin rëndësi të madhe ndërtesave për shfaqje. Teatrot grekë ndërtoheshin në harmoni me pjerrësinë e terrenit (fig. 2). Teatri grek ishte në formë gjysmërrethi dhe përbëhej nga shkallët ku uleshin spektatorët. Tjetër pjesë e rëndësishme e teatrit ishte edhe orkestra, një hapësirë gjysmërrethore me diametër rreth 20 metra, ku rrinte kori. Pjesa tjetër ishte skena, e cila ishte një ndërtesë që të kujtonte ndërtesat ose tempujt dhe që shërbente si skenografi.Skulptura grekeSkulptorët grekë përdornin shumë gurin gëlqerordhe mermerin, pasi Greqia ishte e pasur me këto materiale. Ata përdornin edhe metalin për skulpturat e tyre. Grekët i ngjyrosnin skulpturat që të binin sa më shumë në sy, gjithashtu përdornin edhe arin dhe fildishin.Funksioni i parë i skulpturës ishte fetar. Për këtë arsye, skulpturat vendoseshin në pjesë të ndryshme të tempullit. Ato paraqisnin perënditëdhe fragmente nga mitologjia, pjesë e së cilës ishin heronjtë dhe marrëdhëniet midis perëndive dhe njerëzve.Një moment i rëndësishëm ishte edhe pasqyrimi i Olimpiadës nëpërmjet skulpturave të atletëve fitues që merrnin pjesë në të. Shumë rrallë skulptorët merreshin me temat nga jeta e përditshme. Skulpturë e periudhës arkaike (fig. 3) Hedhësi i diskut, Mironi, periudha klasike (fig. 4) Niki i Samothrakës, periudha helenistike (fig. 5)Skena Orkestra Shkallëta b c23 45
                                
   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90