Page 87 - Demo
P. 87


                                    85Vazot e pikturuaraNë Greqinë antike, si në të gjitha qytetërimet e tjera të lashta, lulëzoi edhe arti i qeramikës (balta e pjekur). Vazot e qeramikës krijoheshin me forma të rregullta dhe zbukuroheshin. Pikturat e vazove janë shembujt e vetëm të pikturës greke, pasi pikturat murale nuk kanë arritur deri në ditët tona.ARTI GREKNë vazot greke bien në sy dy stile të pikturës së vazos, stili me figurat e zeza (fig. 7), të pikturuara mbi ngjyrën e kuqërremtë të argjilës së pjekur, dhe më pas figurat e kuqe (fig. 8) mbi sipërfaqen e pikturuar me të zezë. Tematika ishte nga momente funerale, heroike, mitologjike dhe nga lojërat olimpike. Në periudhën e parë vazot dekoroheshin me figura gjeometrike (fig. 6). Në periudhën arkaike, filloi të përdorej figura e njeriut.kor - një grup njerëzish që qëndronin pas aktorëve dhe i shoqëronin veprimet e tyre me këngë e me valle.olimpiadë - festa dhe lojëra sportive që zhvilloheshin në Greqinë e lashtë, në periudhën helene, çdo katër vjet.Fjalorth• Vazot greke janë shumë të larmishme si nga format, ashtu edhe nga motivet. • Shiko format e vazove greke dhe motivet e larmishme gjeometrike në to (fig. a, b).• Vizato një vazo në fletoren tënde, duke u frymëzuar nga format e vazove greke. • Më pas përzgjidh një motiv gjeometrik, sipas vazove greke, dhe përhape sipas dëshirës në vazon që ke vizatuar. Përdor një ngjyrë për sfondin dhe një ngjyrë për motivet (fig. c).• Në këtë mënyrë, mund të krijosh vazo me forma dhe motive të ndryshme. 6 7 8a b cA B CD EI H G FJ K L M NVEPRIMTARI: Vazo me motiveMaterialet• Letër • Laps• Lapsa me ngjyra• Cili ishte monumenti kryesor i tempullit grek?• Cilat janë stilet arkitektonike greke?• Cili ishte vendi i përshtatshëm për të ndërtuar teatrin grek?• Cilat janë materialet që artistët gjuetarë përdornin për armët e gjahut?• Cili ishte funksioni i parë i skulpturës greke?Çmo dhe vlerëso
                                
   81   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91