Page 88 - Demo
P. 88


                                    86Shprehja artistike e Romës antike është e lidhur ngushtë me vetë zhvillimet e qytetit të Romës, që nga periudha republikane (510 p.e.s. – 30 p.e.s.) deri tek ajo perandorake, ku romakët e kishin zgjeruar shumë territorin e tyre (30 p.e.s. – 476 e.s.) Romakët u bazuan në përvojën e ndërtuesve etruskë dhe, pasi pushtuan Greqinë, filluan të imitonin artin dhe rregullat arkitektonike greke. ArkitekturaNë arkitekturë, romakët zhvilluan më tej elementin e harkut, i cili mbështetej mbi dy kolona. Ai ishte i qëndrueshëm dhe i bukur. Harkun romak e gjejmë në ndërtime të tilla, si: Harku i triumfit i Titit, Romë (fig. 1); ura e Gardit në Francë, pjesë e ujësjellësit romak, që formohej nga një varg harqesh të vendosura njëri pas tjetrit (fig. 2), si edhe nëpër amfiteatro. Kolonat e tipit grek ndërthureshin në muret e ndërtesave të mëdha. E veçantë është edhe arkitektura e Koloseumit në Romë, një amfiteatër ku zhvilloheshin luftimet me gladiatorë dhe lojëra të ndryshme (fig. 3).Organizimi i qytetit Romakët ndërtuan me qindra qytete dhe rrugë, me anë të të cilave lidhën midis tyre qendrat e banimit. Ata kishin aftësi të organizonin territorin, qoftë për t’iu përgjigjur nevojave të njerëzve, qoftë për të mbajtur nën kontroll popujt e pushtuar. Në qytetet e mëdha, romakët ndërtuan banja publike, qendra sportive, biblioteka etj. Ndërtesat romake kishin forma të ndryshme, rrethore, gjysmërrethore, kishin lulishte e sallone të mëdha të mbuluara. Shtëpitë e qytetarëve të thjeshtë ishin ndërtesa me disa kate me hapësira të vogla (fig. 4).12345.ARTI ROMAK
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92