Page 89 - Demo
P. 89
87Shtëpia “domus”Domusi ishte shtëpia e romakëve të pasur. Shembuj të kësaj shtëpie janë ruajtur në Pompei dhe Erkolano, dy qytete romake afër Napolit, të cilat u mbuluan nga shpërthimet e vullkanit Vezuv në vitin 73 p.e.s. Në to, janë ruajtur statujat që zbukuronin shtëpinë, mozaikët dhe pikturat murale. Dhomat e domusit ishin të ndërtuara rreth kopshtit, i cili ndodhej në mes të kompleksit (fig. 5).ARTI ROMAKSkulptura romakeSkulptura përfaqëson më së miri karakteristikat e artit romak. Artisti skulptor në veprat e tij tregon fitoret nëpër beteja dhe madhështinë e gjeneralëve romakë (fig. 6, Statuja e perandorit August). Këto skulptura vendoseshin nëpër vendet publike të qytetit. Skulptorët romakë studiuan dhe u frymëzuan nga arti grek. Portreti mori një rëndësi të veçantë në artin romak. Skulptorët donin të arrinin ngjashmërinë me personazhin dhe të paraqisnin karakteristikat e veçanta në mënyrë sa më realiste (fig. 7, Portret gruaje). Këtë lloj realizmi e shohim të shprehur edhe në portretet në pikturë (fig. 8, Portret gruaje).Piktura muraleForma e pikturës romake, që ka ardhur deri në ditët tona, është piktura murale. Shembujt e pikturës murale i gjejmë në Pompei dhe në Erkolano, qytete romake afër Napolit, të cilat u mbuluan nga shpërthimet e vullkanit Vezuv në vitin 73 p.e.s.Piktura përdorej edhe për të imituar mermerin që vishte muret për efekt dekorimi. Këto piktura paraqesin skena nga mitologjia (fig. 9), ndërtesa (fig. 10), skena të ambienteve të brendshme (fig. 11).5786 119 10

