Page 9 - Demo
P. 9


                                    7Elementet e artit: Perceptimi pamor. Shenja dhe pika. Vija. Forma dydimensionale. Ngjyra. Tekstura. Vëllimi. Hapësira.Parimet e kompozimit: Baraspesha. Ritmi dhe harmonia. Kontrasti. Proporcionet.Kur flasim dhe shkruajmë, ne e përdorim gjuhën në përputhje me rregullat gramatikore. Edhe kur shprehemi dhe komunikojmë përmes imazheve, kemi nevojë për rregulla. Gjuha pamore ka gramatikën e saj, e cila përbëhet nga: pika, vija, forma, ngjyra etj., dhe rregullat e saj.Kjo tematikë është ndërtuar në mënyrë të tillë që secili nga ne, pavarësisht përvojave, të ketë mundësi të krijojë dhe të komunikojë nëpërmjet gjuhës pamore. “Gjuha dhe komunikimi artistik” propozon tri kompetenca kryesore, të cilat janë: aftësia për të vëzhguar natyrën e realitetin që na rrethon dhe për të zbuluar në to praninë e shenjave pamore, të cilat përdoren në krijim; përdorimi i teknikave të ndryshme si: vizatimi, piktura, kolazhi, skulptura etj., për të realizuar idetë krijuese nëpërmjet rregullave të gramatikës pamore; identifikimi dhe vlerësimi i elementeve artistike të pasqyruara në këto krijime. GJUHA DHE KOMUNIKIMI ARTISTIKMësimet 1-12Vëzhgimi dhe shprehja nëpërmjet gjuhës pamore Shikon me vëmendje mjedisin që e rrethon dhe imazhe të ndryshme artistike, për të perceptuar elementet dhe parimet e gjuhës artistike;reflekton mbi imazhet si pjesë përbërëse të mjedisit;zbulon karakteristikat shprehëse të elementeve dhe parimeve të kompozimit;përdor në mënyrë të qëllimshme elementet dhe parimet e gjuhës artistike në krijim.Njohuritë:Rezultatet e të nxënit:Nxënësi/ja:
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13