Page 90 - Demo
P. 90


                                    88Mozaiku Shtëpitë romake shpesh zbukuroheshin me mozaikë, por kjo teknikë përdorej më shumë nëpër vendet dhe në ndërtesat publike. Mozaiku përdorej për dekoret e mureve dhe të dyshemeve.Për mozaikët e dyshemeve, përdoreshin kryesisht gurë natyrorë, ndërsa për ata të mureve, copa xhami. Romakët përdornin disa teknika, si: atë me gurë të mëdhenj dhe atë me gurë të vegjël (fig. 12. Mozaik romak i gjetur në një vilë në Pompei).ARTI ROMAKqytetërimi etrusk u zhvillua në shek. IX – VIII p.e.s. në zonën qendrore të Italisë së sotme.Fjalorth• Shiko me kujdes bordurat dekorative të mozaikëve romakë që vendoseshin në dysheme.• Realizo edhe ti një mozaik të thjeshtë si projekt për dysheme. • Duke u mbështetur te dekoret e mozaikut romak, vizato idenë e më pas realizoje me teknikën e mozaikut me letër (shiko teknikën e mozaikut në f. 55).• Efektin e mozaikut mund ta realizosh edhe duke ngjyrosur kuadratet e vizatuara me lapsa ose duke përdorur flamastera me majë katrore. 12abcVEPRIMTARI: Mozaik• Cili ishte elementi që u zhvillua më shumë në arkitekturën romake?• Si ishte i organizuar qyteti romak?• Shtëpia e kujt klase shoqërore ishte domusi?• Çfarë lloj guri përdornin romakët për mozaikët e dyshemesë dhe mozaikët e murit?• Cilat janë karakteristikat e portretit në skulpturën romake?Çmo dhe vlerëso
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94