Page 91 - Demo
P. 91


                                    893Qytetet bregdetare Butrinti, Apolonia, Durrësi, edhe pse i përkasin kulturës ilire, në shekullin VII p.e.s. u ndikuan nga kultura greke dhe më pas nga ajo romake, si rrjedhojë e kolonizimit të tyre. 1 26.QYTETET ANTIKE NË KOSOVËDHE SHQIPËRI Monumenti më i rëndësishëm në qytetin e Apolonisë është Monumenti i Agonotetëve (Selia e Këshillit të qytetit, fig. 3), i ngritur në periudhën romake në stilin korintik. Kjo është një ndërtesë që të kujton traditën e ndërtimeve greke me kolonat dhe frontonin në formë trekëndëshi.ArkitekturaNë Butrint ruhen gjurmët e arkitekturës së çdo periudhe të zhvillimit të qytetit. Arkitektura më e hershme e zbuluar në këtë qytet është muri rrethues i qytetit me gurë kuadratikë të mëdhenj, që i përket stilit arkaik. Muri kishte dy porta, njëra është Porta Skea, 5 metra e lartë, tjetra është Porta e Luanit, e cila ka të gdhendur sipër, te trari prej guri, një luan që shqyen një kokë kau (fig. 1).Ndër dëshmitë e arkitekturës më interesante të Butrintit, do të përmendim teatrin, të ngritur në shekullin III p.e.s., i cili përbëhet nga tri pjesë, njësoj si teatrot grekë. Teatri formohet nga 19 radhë shkallësh në formë gjysmëharku me blloqe guri të bardhë për spektatorët. Pjesët e quajtura orkestra dhe skena janë ndërtuar me gurë dhe me harqe (fig. 2). Skena u rindërtua në periudhën romake. Këtë e vërtetojnë harqet dhe përdorimi i tullës (si karakteristika të arkitekturës romake).
                                
   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94   95