Page 92 - Demo
P. 92
90Skulptura Skulptura ka qenë e lidhur ngushtë me arkitekturën dhe përdorej për zbukurimin e shesheve publike, të ndërtesave administrative dhe fetare, si në mjediset e jashtme, ashtu edhe ato të brendshme (fig. 6. Skulptura të ekspozuara në muzeun arkeologjik të Apolonisë). Ato paraqesin perëndi (fig.5. Statujë e perëndeshës së Apolonisë), figura mitologjike (fig. 7. Sfinksi, Muzeu Kombëtar Tiranë, shek. III p.e.s.), figura atletësh, luftëtarësh, filozofësh. Edhe skulptura e këtyre qyteteve, u ndikua nga arti grek dhe romak.QYTETET ANTIKE NË SHQIPËRI DHE KOSOVËMozaiku Mozaikët e zhvilluar më shumë në periudhën e sundimit romak, janë ndërtuar në lidhje të ngushtë me arkitekturën. Mozaiku u përdor në shtrimin e dyshemeve të vilave, të godinave publike dhe të atyre të kultit. Motivet e përdorura janë gjeometrike, subjekte mitologjike, zoologjike dhe floreale.Mozaiku më i vjetër është gjetur në Durrës (shek. IV-III p.e.s.) dhe paraqet kokën e një vajze të realizuar me gurë të vegjël zalli, me tri ngjyra. 56784Për qytetin antik të Durrësit, monumenti më i njohur është amfiteatri, i ndërtuar në periudhën e pushtimit romak (fig. 4). Amfiteatri, ndryshe nga teatri, është në formë rrethore ose elipsi dhe përdorej për të parë ndeshjet e gladiatorëve. Aty spikasin kolonat prej graniti dhe pjesët e dyshemeve të shtruara me mozaik.

