Page 93 - Demo
P. 93


                                    91QYTETET ANTIKE NË SHQIPËRI DHE KOSOVËNë shekullin I e.s., pas pushtimit të plotë të Ilirisë, romakët vendosën sistemin e tyre administrativo - ushtarak edhe në Dardani, gjë e cila solli përhapjen e qytetërimit dhe të kulturës romake. Periudha romake në KosovëMunicipium UlpianaUlpiana e arriti formën e një qendre të urbanizuar disa dekada pas pushtimit të Dardanisë nga romakët, në shekujt III dhe IV të e.s. Në këtë periudhë ajo u kthye në një qendër të fortë politike, ekonomike dhe kulturore për një territor të gjerë në brendësi të Dardanisë. Qyteti gjatë kësaj periudhe kohore gëzonte epitetin Municipum Ulpiana Splendissima (municipi i Ulpianës madhështore apo të shkëlqyeshme) dhe karakterizohej nga rrjetet e rrugëve të drejta, ujësjellësi, objektet e banimit e objektet publike dhe ishte një qendër urbane me rëndësi zejtare, tregtare e bujqësore (fig. 10).MozaikuMozaikët e periudhës së antikitetit të zbuluar në territorin e Kosovës konsiderohen mjaft të veçantë për vlerat artistike që paraqesin. Edhe këtu mozaikët janë të lidhur ngushtë me arkitekturën. Ndër mozaikët më të veçantë përmendim atë të Gllamnikut që njihet ndryshe si ‘’Vendenis’’ (prej emrit të qytetit antik të Vendenis) (fig. 11). “Vendenis” është një mozaik dyshemeje i realizuar me gurë, me motive gjeometrike dhe në qendër të tij ka figurën e Orfeut. Në mozaikun e Nerodimes, të zbuluar në dyshemenë e një vile, bien në sy motivet gjeometrike dhe figura të ndryshme (floreale, zoologjike dhe mitologjike) (fig. 12).SkulpturaNjë nga gjetjet më të rëndësishme, të punimit të skulpturës, fare pranë Banjës së Kllokotit është busti i një zonje dardane në mermer (fig. 13). Një vepër arti që përfaqëson zhvillimin e krijimtarisë së lartë artistike të popullsisë vendase. Municipium d.d. (Dardanorum)Parku arkeologjik Municipium DD (Dardanorum), është i pozicionuar afër Mitrovicës. Gjurmët e arkitekturës të gjetura aty janë, forumi, horrea, bazilika urbana, pjesë të termave dhe detaje të disa objekteve shoqëruese si dhe nekropoli verior. Municipium DD ka ekzistuar fillimisht si vendbanim parahistorik e më pas është zhvilluar në një qytet të mirëfilltë antik romak në periudhën kohore prej pjesës së fundit të shek. I e deri në pjesën e parë të shek. IV të erës sonë (fig. 8, 9).1112 13109
                                
   87   88   89   90   91   92   93   94   95   96   97