Page 94 - Demo
P. 94
92park arkeologjik - vendi ku ruhen dëshmitë e veprimtarive njerëzore në kohët e shkuara, që janë zbuluar nga arkeologët.FjalorthQYTETET ANTIKE NË SHQIPËRI DHE KOSOVË• Vizito qendrat arkeologjike dhe qendrat e banimit të antikitetit që ndodhen afër qytetit ose fshatit tënd.• Shiko me kujdes objektet arkitektonike të mbetura, karakteristikat e tyre. Kujto njohuritë që ke marrë në mësimet mbi antikitetin dhe krahasoji me ato që sheh aty.• Ndiq me vëmendje tregimet e ciceronit dhe drejtoji pyetje për gjërat që nuk kupton. • Fotografo monumentet më të rëndësishme dhe detaje që të tërheqin në qendrën arkeologjike. • Diskuto me shokët dhe shoqet e klasës mbi karakteristikat e ndërtesave, të objekteve, si dhe për çfarë përdoreshin ato.Varret monumentale të Selcës, shek. III p.e.s.Teatri i Sofratikës i përket qytetit të Adrianopolit,shek. II e.s., rrethi i GjirokastrësParku arkeologjik i UlpianësParku arkeologjik i KomanitVEPRIMTARI: Vizitë në parqe arkeologjike• Cilat janë dy kulturat kryesore që ndikuan në zhvillimin e qyteteve antike në Shqipëri dhe Kosovë?• Cilat janë monumentet më të rëndësishme në qytetet antike të Butrintit, të Apolonisë dhe të Durrësit?• Cilat gjurmë arkitekture janë gjetur në Municipium d.d. dhe Municipium Ulpiana?• Cilat janë motivet e mozaikëve?Çmo dhe vlerëso

