Page 95 - Demo
P. 95
93Në fillim të shek. VII e.s., arabët përfaqësonin një kombësi që identifikohet me vetë besimin islam. Në këtë periudhë ky popull fillon një proces zgjerimi. Në hapësirën kohore prej një shekulli, popullsia arabe, nga gadishulli arabik arrin perëndimin deri në Spanjë dhe lindjen deri në Indi, duke pushtuar kështu territore persiane dhe bizantine. Ky proces solli edhe përhapjen e fesë islame sipas udhëzimeve të shkruara në librin e shenjtë të Kuranit. Arti islam arriti maksimumin e shprehjes së tij në periudhën e mesjetës. Ky art trashëgoi pasurinë e botës antike dhe njëkohësisht bëri një bashkim të kulturave të ndryshme.7.ARTI ISLAMQyteti dhe arkitektura islameQyteti islam ishte i rrethuar me mure, brenda të cilave xhamia dhe minarja e lartë binin në sy. Afër xhamisë ndodhej pallati/fortesë i mbretit dhe qendra tregtare e artizanale e qytetit. Xhamia përfaqësonte ndërtesën publike. Ajo ishte vendi i lutjeve, gjykata, vendi i pushtetit politik dhe i ligjvënies. Përreth këtyre ndërtesave dhe qendrës tregtare ndodheshin lagjet e banimit, të ndara për shtresat e ndryshme shoqërore. Një gjuhë abstrakte dhe dekorativeSipas mendimit islam, arti nuk duhet të imitojë natyrën, pasi do të ndryshonte veprën e krijuar nga Zoti. Arti islam, ndryshe nga ai i krishterë, nuk është figurativ. Në këtë mënyrë filloi të mbizotërojë prirja për të paraqitur imazhe të stilizuara dhe abstrakte, si për shembull, vizatimet dekorative dhe arabeskat. Zbukurimet paraqiten tri llojesh: floreale (bimore), gjeometrike dhe kaligrafike (që përdor shkrimin).Hapësirë arkitektonike me motive figurash gjeometrike të realizuara me teknikën e mozaikut (ylli tetëcepësh)Hapësirë arkitektonike e brendshme312

