Page 96 - Demo
P. 96


                                    94Arti islam në trojet shqiptareShtrirja e Perandorisë Osmane në Ballkan solli edhe zhvillimin e artit islam në trojet shqiptare. Gjatë kohës së sundimit të Perandorisë Osmane iu kushtua rëndësi veçanërisht arkitekturës, si: ndërtimit të urave, të xhamive dhe të shtëpive. Ndër monumentet islame me vlera të veçanta kulturore dhe historike në trojet shqiptare mund të përmendim: Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë, Xhaminë e Madhe në Prishtinë, Xhaminë e Larme në Tetovë, Xhaminë e Mustafa Pashës në Prizren, Xhaminë e Pashës (me hamam) në Ulqin etj.Xhamia e Madhe në PrishtinëKjo xhami është një nga monumentet më të rëndësishme të arkitekturës islame në Evropën Juglindore. Ajo shquhet për mënyrën e ndërtimit, përdorimin e gurëve të gdhendur ranorë, elementet dekorative. Kupola e saj, ka një zgjidhje mjaft të mirë arkitektonike për shkak të madhësisë së saj të konsiderueshme.Xhamia e Sulltan Mehmet Fatihut II (Njihet ndryshe si Xhamia e Madhe apo Xhamia e Mbretit), Prishtinë, daton në vitin 1461. ARTI ISLAMKupola e Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë e zbukuruar me arabeska dhe motive floreale456
                                
   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100