Page 98 - Demo
P. 98


                                    96ArkeologjiaShumë dëshmi të historisë antike, shpesh, gjenden të fshehura poshtë shtresave të tokës ose nën ndërtimet e reja.Arkeologu është zbuluesi që sjell në dritë këto dëshmi materiale të kohës së shkuar, vlerëson cilësinë estetike dhe përcakton kohën së cilës i përkasin (fig. 1). Pas zbulimit, objektet bëhen pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit. Arkeologu përdor teknika studimi të shkencës së arkeologjisë për t’i nxjerrë në dritë dhe për t’i datuar këto objekte të gjetura. Kërkimet arkeologjike zhvillohen jo vetëm në tokë (fig. 2),por edhe në det (fig. 3). Në det ndodhen objektet që kanë rënë nga anijet antike ose objekte që u përkasin zonave të përmbytura nga uji. Restaurimi dhe ruajtja e objekteveÇdo objekt i gjetur pas shumë shekujsh, në çastin e parë kur bie në kontakt me dritën mund të dëmtohet. Objekti, pasi pastrohet, duhet restauruar dhe duhet ruajtur në një ambient me temperaturë të përshtatshme. Me restaurimine objekteve merren restauruesit profesionistë,të cilët duhet të njohin shumë teknika antike të punimit të objekteve (fig. 4).Muzeu arkeologjikMuzetë i marrin emrat sipas veprave të artit që ekspozojnë. Muzeu arkeologjik është vendi më i përshtatshëm për të ruajtur dhe për të ekspozuar veprat e antikitetit. 12438.ARKEOLOGJIA, RESTAURIMI DHE MUZEU
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102