Page 99 - Demo
P. 99


                                    97ARKEOLOGJIA, RESTAURIMI DHE MUZEUMe qëllim që të ruhen sa më mirë, këto objekte largohen nga vendi ku janë gjetur dhe ku kanë pasur një funksion dhe një lidhje të caktuar me ritet e mënyrën e jetesës, dhe ekspozohen në muze. Nëse objektet në muze nuk do të kishin të dhëna, ato nuk do të mund të komunikonin me vizitorët. Për të realizuar këtë komunikim, ndihmojnë studimet mbi epokën së cilës i përkasin këto objekte.Objektet e artit të ekspozuara në muze na njohin me traditat, me mënyrën e të jetuarit dhe të të menduarit të njeriut në atë periudhë.Kur ekspozohen në muze, këto objekte duhet të kenë të dhëna të tilla, si: periudhën së cilës i përkasin, emrin e objektit dhe funksionin e tyre. (fig. 5. Stelë varri e Domicius Sarciantor (Rrobaqepësit), gur gëlqeror, shek. I. e.s.)Gjatë vizitës në muze, ndiq këto rregulla:• Ndiq radhën e vendosjes së sallave dhe të stendave nga e para tek e fundit. • Shiko me vëmendje objektet e ekspozuara.• Lexo të dhënat për çdo stendë dhe objekt për të kuptuar më shumë mbi të (fig. 9).• Dëgjo me vëmendje ciceronin e muzeut, mbaj shënime dhe drejtoji pyetje për gjërat që nuk kupton.• Në muze mbahet qetësi në mënyrë që të gjithë të marrin informacion.• Objektet e ekspozuara nuk duhet të preken me dorë.Çdo muze arkeologjik zotëron një koleksion përkatës me vepra të tilla, si skulptura e stela varri; objekte, si vegla pune, bizhuteri, enë qeramike për përdorime të ndryshme, enë qelqi, monedha (fig. 6. Stendë me figurina qeramike; Fig. 7. Stendë me enë qeramike; Fig. 8. Sallë ekspozimi). Muzeu përbëhet nga sallat, ku në secilën prej tyre ekspozohen objekte të së njëjtës periudhë historike. Objektet nëpër salla paraqiten në stenda prej xhami ku vendosen kryesisht ato të të njëjtit lloj.56 79VEPRIMTARI: Vizitë në muzeun arkeologjik• Diskuto në klasë me shokët e shoqet rreth koleksionit që patë në muze dhe objekteve që ju bënë më shumë përshtypje dhe pse.Çmo dhe vlerëso
                                
   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103