Page 11 - Demo
P. 11


                                    9Tematika Krijimtaria dhe performanca artistike9 “Himni i Republikës së Kosovës”Himni i Republikës së Kosovës u kompozua nga muzikanti kosovar Mendi Mengjiqi dhe u përzgjodh si simbol kombëtar më 11 qershor 2008. Himni luhet vetëm si melodi, nuk ka tekst.Flamuri i Republikës së Kosovës u ideua dhe u punua nga piktori kosovar Muhamer Ibrahimi.Ngjyra e flamurit është e kaltër dhe nxjerr në pah gjashtë yjet e bardhë, të cilët përfaqësojnë gjashtë komunitetet më të mëdha të Kosovës dhe hartën me ngjyrë të verdhë të vendit.Në konkursin e shpallur nga qeveria, morën pjesë krijues nga të gjitha trevat e Kosovës. Flamuri u zgjodh si simbol i Republikës bashkë me Shpalljen e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008 në Kuvendin e Kosovës.Kompozitori Mendi Mengjiqi lindi më 1958 në Lupç tëEpërm të Podujevës. Studioi për muzikë në Krakovë të Polonisë, ku zhvilloi një veprimtari muzikore mjaft intensive dhe pati sukses të konsiderueshëm. Pas kthimit nga Polonia, kompozitori Mengjiqi punoi si pedagog në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës për kompozicion.Veprat e tij muzikore luhen në vende të ndryshme të botës. Ai ka kompozuar për orkestër harqesh, orkestër simfonike, oratorinë “Homazh për Nënë Terezën”, këngë për fëmijë dhe të rritur, muzikë filmash etj.Simbolet kombëtare të një vendi janë: himni kombëtar, flamuri dhe gjuha.Himni kombëtar:• këndohet dhe interpretohet në ceremoni zyrtare, solemne dhe në çdo takim ku përfaqësohet një vend;• këndohet gjithmonë duke u ngritur më këmbë në shenjë respekti, me trupin drejt.Mendi Mengjiqi• Simbolika e ngjyrave në flamurin e Kosovës:- Ngjyra e verdhë e flamurit pasqyron pasuritë e Kosovës, jo vetëm nëntokësore, por edhe ato mbi tokë. - Sfondi blu paraqet aspiratat e vendit për integrimin në institucionet europiane.- Yjet e bardhë paraqesin komunitetet që jetojnë në Kosovë.• Shkruaj një ese për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.MësoA e dini se...Portofoli ytëso9
                                
   5   6   7   8   9   10   11   12   13   14   15