Page 14 - Demo
P. 14
12Bllokflauti është instrument frymor, shumë i thjeshtë për t’u përdorur dhe shumë i përshtatshëm për ekzekutimin e të gjitha melodive të thjeshta që gjenden në tekst. Tingulli i bllokflautit prodhohet nga dridhjet e ajrit që kalon brenda trupit të instrumentit, nëpërmjet fryrjes së buzores. Bllokflauti është i ndërtuar në dy pjesë të çmontueshme: pjesa e sipërme e buzores dhe trupi në të cilin ndodhen 6, 7 ose 8 vrima. Në bllokflaut, tri vrimat në pjesën e sipërme mbyllen me mollëzat e gishtave të dorës së majtë, ndërsa 4 vrimat e pjesës së poshtme mbyllen me mollëzat e gishtave të dorës së djathtë. Gishti i madh i dorës së majtë shërben për të mbyllur vrimën e vendosur mbrapa trupit të bllokflautit, ndërsa gishti i madh i dorës së djathtë shërben për të mbështetur bllokflautin.2 BllokflautiLuajmë me bllokflautbokina (buzorja)gishti i unazësgishti i vogëlgishti i mesitgishti i mesitgishti treguesgishti treguesgishti i unazësgishti i madh 01234567fifffflffiflffififffflffiflffivrima mbrapae trupit të bllokflautittrupi i bllokflautitPozicioni i lojës në bllokflaut (foto nga \Vendosja e gishtave në bllokflaut (foto nga “Muzika 6”, Botime Pegi, 2015, Shqipëri)

