Page 15 - Demo
P. 15
13Tematika Krijimtaria dhe performanca artistikeA e dini se...Do Re Mi Fa Sol La Si Do2 Re2 Mi2 Fa2 Sol2 La2Do Re Mi Fa Sol La Si Do Re Mi Fa Sol LaNdue Shyti lindi më 10 shtator 1934, në fshatin Gojan i Madh të rrethit të Pukës. Personaliteti artistik i instrumentistit të jashtëzakonshëm, Ndue Shyti është njohur dhe është vlerësuar nga muzikologë, studiues e personalitete të folkloristikës shqiptare dhe evropiane. Mjeshtri virtuoz mahniti çdokënd me imitimin e bilbilave të bjeshkës përmes tingujve të çiftelisë e të bllokflautit. Orkestra e famshme e Pukës krijuar prej tij, arriti të ketë mbi 100 instrumente, karakteristike të trevës së Pukës, çifteli, sharki, bllokflaut, lahutë, daulle, bilbil, zumane, gjeth, fuzë etj. Formacioni orkestral i themeluar dhe i drejtuar nga Artisti i Popullit, Ndue Shyti, është vlerësuar nga studiues dhe akademikë të folkloristikës, si: Zihni Sako, Ramadan Sokoli, Çesk Zadeja, Tish Daija, Pjetër Gaci etj. U nda nga jeta më 20 prill 2017.Shaqir Hoti ka lindur në fshatin Rogovë të Hasit,më 14 qershor 1936. Shaqir Hoti është një nga performuesit e dalluar në vend, i cili angazhimin profesional e realizon si performues, hulumtues, punues e pedagog i instrumenteve burimore. Mision i vazhdueshëm dhe kryesor në jetën e tij është ruajtja, prezantimi, afirmimi e zhvillimi i folklorit muzikor, me fokus të veçantë në fondin e instrumenteve. Ai ka krijuar mbi 1500 instrumente të tilla, të cilat gjejnë përdorim në pothuajse të gjitha zhanret muzikore. Të përsosura e në origjinal, ai krijon të gjitha llojet e fyejve, bishtnica e kavalle. Një moment të rëndësishëm në krijimtarinë e tij na paraqet punimi i okarinës, i vetmi instrument i gjetur në Kosovë, me mision zgjimin e përgjithshëm kulturor nëpërmjet tingujve të cilat u dëgjuan 5000 vite më herët në tokën tonë. Shaqir Hoti dhe instrumentet folklorike frymore shqiptare të ndërtuara nga ai ÜFran Zefi, Ndue Shyti, Mark Shyti: Trio instrumentale ÜVendosja e gishtave të bllokflaut për çdo notë muzikore.

