Page 18 - Demo
P. 18
16Instrumentet me harkNë instrumentet me tela klasifikohen ato instrumente, te të cilat tingulli prodhohet me anë të telave që mund të tërhiqen me gishta ose are (pendë) dhe me anë të harkut. Varësisht se si fitohet tingulli, instrumentet me tela ndahen në grupin e instrumenteve me hark dhe në grupin e instrumenteve me dridhje. TEK INSTRUMENTET HARKORE bëjnë pjesë violina, viola, violonçeli dhe kontrabasi. Këto instrumente kanë madhësi të ndryshme, por formë të njëjtë. Lartësia e tingujve në këtë grup instrumentesh varet nga trashësia e telave.Nikolo Paganini: Kaprico nr. 24 ÜMiklosh Rozha: Koncert për violë dhe orkestër op.37 ÜMendi Mengjiqi: Cadenza ÜDafina Zeqiri Nushi – Dissapear ÜVIOLINA është instrument në formë dardhe, mbi të cilën janë të vendosura katër tela, me anë të të cilave fitojmë tinguj sa të këndshëm e të butë, po aq edhe të fuqishëm. Violina është krijuar nga familjet Amati, Guarneri e Stradivari. Krahas muzikës klasike e gjejmë të përdorur edhe në orkestra xhazi e popullore. Si rezultat i mundësive teknike, është emërtuar edhe si “mbretëreshë e instrumenteve”.VIOLA është instrument i ngjashëm me violinën. Viola ka katër tela, por është pak më e madhe se violina. Mbahet dhe luhet në mënyrë të njëjtë si violina. Viola përdoret më tepër në ansamble e orkestra dhe më rrallë si instrument solistik.Sihana BadivukuMënyra e mbajtjes së violinësMënyra e mbajtjes së violës4

