Page 19 - Demo
P. 19


                                    17Tematika Muzika dhe shoqëriaAram Kaçaturian: Koncert për violonçelë dhe orkestër në e-mol ÜKolegji i Muzikës Berkli (Xhon Patituçi, Viktor Vuten, Viktor Bejli dhe Stiv Bejli): Double Bass Jam ÜSI TË SILLEMI NË KONCERTE TË MUZIKËS KLASIKE?Pas uljes në vendin përkatës dhe pas daljes në skenë të solistit/orkestrës, të cilët i presim me duartrokitje, gjatë tërë koncertit/performimit ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe të kujdesemi që të duartrokasim vetëm pas mbarimit të plotë të veprës/pjesës.Duhet të kujdesemi të mos dalim e hyjmë në sallë gjatë interpretimit. Nëse interpretimi na ka pëlqyer, mund ta kthejmë në skenë edhe një herë performuesin duke vazhduar duartrokitjet. Performuesi (solist apo orkestër) mund të luajë edhe ndonjë vepër shtesë (shpesh jashtë programit). Këtë proces e njohim si “‘bis’”. Salla e koncerteve, VjenëMënyra e mbajtjes së violonçelitVIOLONÇELI është instrument harkor, i cili në formë është i njëjtë me violinën dhe violën, por është dy herë më i madh se ato. Violonçeli ka 4 tela të trashë, si rezultat i të cilëve prodhohen tinguj më të thellë. Në violonçel interpretohet ulur, duke e mbështetur instrumentin në gjunjë dhe pjesën e poshtme në tokë (këmbëza e metaltë).KONTRABASI bën pjesë në familjen e instrumenteve harkore, i cili po ashtu është i njëjtë në formë me instrumentet e këtij grupi, por disa herë më i madh dhe me tinguj më të thellë. Në këtë instrument luhet ulur apo në këmbë, duke e mbajtur instrumentin para vetes. Në të dyja rastet, instrumenti mbështetet përtokë me anë të këmbëzës.Mënyra e mbajtjes së kontrabasit
                                
   13   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23