Page 20 - Demo
P. 20


                                    18ParashenjaNë partitura të ndryshme muzikore shohim disa shenja të veçanta, të cilat vendosen para notës. Ato i ndeshim edhe në fillim të pentagramit, pas çelësave muzikorë. Këto shenja tregojnë tonalitetin e një pjese muzikore dhe quhen parashenja. Tri prej tyre janë: diezi, bemoli, bekuadri. Diezi Bemoli Bekuadri Shenja diez e ngre tingullin e notës gjysmë toni; shenja bemol e ul tingullin e notës gjysmë toni; ndërsa shenja bekuadër e kthen atë në gjendjen e mëparshme.Si natyrale Si Do natyrale DoNë ngjitje, notat muzikore emërtohen me shenjën e parashenjës # (diez) Do #, Re #, Sol # etj., ndërsa në zbritje, notat emërtohen me shenjën e parashenjës b (bemol) Re b, Mi b, Sol b etj. Tingulli Do vazhdon të jetë i ngritur gjysmë toni.Tingulli Do kthehet në gjendjen e mëparshme (Do natyrale).Tingulli Sivazhdon të jetë i ulur gjysmë toni.Tingulli Si kthehet në gjendjen e mëparshme (Si natyrale).5Dëgjo dhe diskutoëso
                                
   14   15   16   17   18   19   20   21   22   23   24