Page 29 - Demo
P. 29
27A e dini se...Struktura është kombinimi i rregullt i elementeve që e përbëjnë atë. Kur lexojmë një tekst të shkruar apo dëgjojmë një bisedë, kuptojmë organizimin e fjalëve. E njëjta gjë ndodh edhe me muzikën. Muzika është e ndërtuar mbi një strukturë të caktuar. Një pjesë muzikore është e organizuar nëpërmjet elementeve muzikore që janë: motivi, fraza, fjalia e periudha. Ky organizim quhet formë muzikore.• Motivi ose tema është pjesa më e vogël e melodisë dhe shkruhet në një masë.• Fraza formohet nga dy motive.• Fjalia e vogël muzikore formohet nga dy fraza muzikore.• Periudha është forma më e thjeshtë muzikore dhe përbëhet nga dy fjali të ngjashme, të varura ndërmjet tyre. Fjalia e parë tingëllon si fjali pyetëse, ndërsa fjalia e dytë është ajo që jep përgjigje dhe tingëllon e përfunduar. Periudha shkruhet në tetë masa.motivi motivi motivi motivi motivi motivi motivi etj.fraza fraza fraza frazafjalia fjaliaperiudhaLudvig van Bethoveni (1770-1827) lindi në Bon të Gjermanisë. Mësimet e para në muzikë i mori nga i ati. Në moshën tetëvjeçare, Bethoveni ndiqte muzikën e Jozef Hajdenit dhe të Moxartit në koncerte publike. Në vitin 1792, u transferua në Vjenë dhe filloi të shkruante veprat e veta. Ndër to shquhen “Oda e gëzimit” nga Simfonia nr. 9, “Për Elizën”, koncerte për pianoforte e orkestër, opera “Fidelio” etj.=============== & bbb 24 ‰ ˆ««««j ˆ««««j ˆ««««j˙«««« ‰ ˆ««««j ˆ««««j ˆ««««j˙««««etj.l l l l l lTema e “Simfonisë nr. 5” të L. V. Bethovenit. Ümotivi muzikor motivi muzikorësoTematika Gjuha dhe komunikimi artistikLudvig van Bethoveni

