Page 36 - Demo
P. 36
34Gjej elementet muzikoreA janë të njëjta? A janë të ndryshme? Ku është ndryshimi midis tyre?Forma njëpjesëshe A organizohet nga një periudhë e vetme muzikore, ku fjalitë muzikore përsëritin njëra-tjetrën në mënyrë të njëjtë. Nëse fjalitë muzikore përsëritin njëra-tjetrën me pak ndryshim shënojmë A - A’ . Kjo është strukturë tipike e formës njëpjesëshe. Shumë pjesë muzikore, si kanone, këngë (sidomos ato për fëmijë) organizohen në këtë formë.PatriotikeForma dy dhe trepjesësheForma dypjesëshe A - B organizohet në dy periudha muzikore. Fjalitë muzikore përsëritin njëra-tjetrën me ndryshime. Kënga e vogël dypjesore është formë muzikore që ndërtohet nga dy pjesë (fjali, periudha), dhe të dy pjesët shënohen me shkronja a dhe b.A – periudha e parë muzikoreB – periudha e dytë muzikore është vazhdimi i mendimit muzikor të periudhës së parë A.Brahms: - Wiegenlied ÜBesa Berberi – Ninulla L ÜKënga e vogël trepjesore është formë muzikore që ndërtohet nga tri pjesë, të cilat mund të jenë të ndryshme apo pjesa e parë edhe të përsëritet. Nëse të tri pjesët janë të ndryshme, atëherë secila prej tyre shënohet me shkronja të ndryshme si a, b dhe c, ndërkaq nëse pjesa e parë a përsëritet në pjesën e tretë, atëherë të tri pjesët shkruhen a, b dhe përsëri a. Sikurse te kënga dypjesore, edhe në këngët trepjesore, pjesët përbëhen nga fjalia apo periudha.Vëzhgo me kujdes figurat e mëposhtme dhe identifiko ndryshimet mes tyre.11ëso

