Page 42 - Demo
P. 42
40Instrumentet frymoreKlod Debysi: Syrinx Ü Louell Liberman: Koncert për pikolo dhe orkestër, koha e dytë ÜJohan Nepomuk Humel: Koncert për tompë ÜLaver Bariu: Gjeneral Gramafoni ÜFLAUTI është instrument që ka tingull të butë dhe të ëmbël. Tingulli prodhohet duke fryrë në vrimën e vogël të instrumentit. Me hapjen apo mbylljen e vrimave, të cilat ndodhen përgjatë trupit (gypit) të flautit, fitohen tinguj më të lartë apo më të ulët.KLARINETA është instrument frymor i drunjtë të cilën, krahas muzikës klasike, e gjejmë në disa zhanre, si: xhaz, muzikë popullore, pop etj. Instrumenti ka trupin e drejtë me mbarim pothuajse cilindrik. Ky instrument posedon varg më të gjatë tingujsh me mundësi më të mëdha shprehëse. TRUMBETA është instrument që bën pjesë në grupin e instrumenteve frymore të tunxhit. Trupi i trumbetës ka formën e gypit të lakuar, e cila përfundon në formë të hinkës së zgjeruar. Ajo prodhon tinguj të lartë në grupin e vet. Në trupin e saj ndodhen vetëm tri valvula të cilat, së bashku me fryrjen në gjuhëz, ndihmojnë në prodhimin e tingullit. Krahas muzikës klasike, përdoret edhe në muzikën popullore dhe atë xhaz. 14Në instrumentet frymore klasifikohen ato instrumente, te të cilat tingulli prodhohet me anë të frymës krijuar nga dridhja e ajrit në gypin (trupin) e instrumentit. Instrumentet frymore (sipas materialit ndërtues) ndahen në dy grupe: të drunjta dhe të tunxhta. Kjo ndarje është bërë në bazë të mënyrës së prodhimit të tingullit. Disa nga instrumentet që janë klasifikuar si të drunjta, sot prodhohen edhe nga metali. Në grupin e instrumenteve të drunjta bëjnë pjesë: flauti, pikolo, oboa, korno angleze, klarineta, saksofoni, fagoti dhe kontrafagoti. Pozicioni i luajtjes në flautPozicioni i luajtjes në klarinetë

