Page 43 - Demo
P. 43
41Tomaso Albinoni: Koncert për oboe dhe orkestër në d-mol ÜOBOA është instrument i ngjashëm me klarinetën. Ka vrimën në formë konike dhe gjuhëzën e dyfishtë. Si edhe instrumentet e tjera të këtij grupi, në pjesën e mesme të trupit (gypit) ka vrimat dhe me anë të hapjes dhe mbylljes së tyre fitohet tingulli. Oboa, sikurse edhe flauti, ka tingull të butë, të ndjeshëm, por edhe oriental. FAGOTI është instrumenti me gjatësinë me të madhe në grupin e frymorëve të drunjtë. Ky instrument prodhon tinguj të regjistrit të ngrohtë dhe të thellë. Tingulli prodhohet duke fryrë në gjuhëzën e dyfishtë të kallamit dhe me hapjen, si dhe mbylljen e vrimave përgjatë gypit. Kamil San-Sans: Mjellma për fagot nga Karnevali I shtazëve ÜKORNO është instrument, gypi i të cilit është i lakuar disa herë në formë rrethi dhe mbaron me hinkën e zgjeruar. Tingulli fitohet duke fryrë në pipëzën që ndodhet në pjesën e sipërme të instrumentit dhe me anë të tri valvulave që ndodhen mbi rrjetin e gypave të harkuar. Ka tingëllim të butë dhe zakonisht përdoret për të krijuar melodi idilike. Karakteristikë e këtij instrumenti është se, në dallim nga instrumentet e tjera të grupit të tij (tunxhit), në korno luhet me dorën e majtë. SAKSOFONI është instrumenti që ka trup metali me fund konik, mbi të cilin janë të vendosur 24 vrima. Ato luhen njësoj si klarineta. Krijuesi i këtij instrumenti është belgu Adolf Saks. Saksofoni dhe muzika që ai prodhon ka mundësi të mëdha shprehëse, përmes tingujve të ndjeshëm (sentimentalë) e lirikë. Ky instrument përdoret në orkestra ushtarake, klasike, por edhe shumë në muzikën xhaz. Xhejms Horner: Troja ÜTematika Muzika dhe shoqëriaPozicioni i luajtjes në oboePozicioni i luajtjes në fagotPozicioni i luajtjes në korno

