Page 48 - Demo
P. 48
46Përfaqësues dhe vepraJohan Sebastian Bah (Johann Sebastian Bach, 1685-1750) lindi në Gjermani, në një familje muzikantësh. Që në moshën 10-vjeçare luante në instrumentin e organos dhe të violinës. Ai është një nga kompozitorët më të njohur të të gjitha kohërave. Veprat e tij më të rëndësishme muzikore janë: sonata për violinë, suita për violonçel, 200 kantata, prelude dhe fuga për piano, si dhe koncertet e famshme “brandenburgeze”. Volfgang Amadeus Moxart (Wolfgang Amadeus Mozart, 1756-1791) lindi në Salsburg të Austrisë dhe që në moshën 6-vjeçare dha koncerte në disa vende të Europës. Ishte vetëm 12 vjeç, kur u emërua maestro në katedralen e qytetit të tij. V. A. Moxarti ka kompozuar disa opera mjaft të njohura: “Dasma e Figaros”, “Don Zhuani”, “Kështu bëjnë të gjitha”, “Flauti magjik”, si dhe shumë pjesë instrumentale: 52 simfoni, koncerte për instrumente të ndryshme dhe orkestër (piano, violinë, klarinetë, oboe, fagot, korno, flaut dhe harpa), kuartete, kuintete, trio, serenata, muzikë vokale për kanto dhe piano. Moxarti është kompozitori më i madh i të gjitha kohërave. Franc Jozef Hajden (Franz Joseph Haydn, 1732-1809) lindi në Rorau të Austrisë dhe që i vogël filloi të këndonte në korin e Katedrales së Vjenës. Kur ishte 23 vjeç, krijoi kompozimet e para. Ai ka punuar si dirigjent kori dhe ka dirigjuar e kompozuar sonata, muzikë dhome e mbi 100 simfoni. Vepra e tij më e njohur është ansambli “Simfonitë e Parisit”, ku ndihet qartë motivi popullor. Hajdeni është quajtur ndryshe “babai i simfonisë”.Fragment nga oratorio “Die Schopfung” (“Krijimi”) të kompozitorit F. Hajden. ÜFragment nga opera “Cosi fan’ tutte” (Soave sia il vento), V. A. Moxart.Ü17“Koncertet brandenburgeze” të kompozitorit J. S. Bah. Ü

