Page 65 - Demo
P. 65


                                    63Tematika Muzika dhe shoqëriaA e dini se...Allegreto ShtrausValsJohan Shtraus (Johann Strauss, 1804-1849), ishte i pari që i dha format e fisnikërisë valsit. Djalë i një familjeje të thjeshtë tavernierësh, mbetur jetim në moshë shumë të re, ai luajti për vite të tëra si violinist në orkestrën e një birrarie të njohur vjeneze që vizitohej nga shumë turistë të huaj (ndër të cilët qenë edhe Shopeni dhe Vagneri i ri) që mbeteshin të hipnotizuar nga kjo risi e quajtur “vals vjenez”. Johan Shtrausi, ndryshe nga të tjerët, u përpoq në valset e tij të thyente ritmin e masave 3/4, duke ndryshuar edhe gjatësinë e frazave muzikore. Krijimet e tij filluan të tingëllonin ndryshe, ato kishin shumë më tepër shkëlqim, pasi orkestrimi i tyre ishte konceptuar në një formë të re. Shtrausi I (babai) kompozoi marshin e famshëm të Radeckit, muzika e të cilit tingëllon edhe sot si një ringjallje e frymës së asaj epoke.J. Shtraus, “Danubi blu” ÜVallja u krijua në shekullin XVII nga Zhan Batist Lyli (JeanBaptiste Lully), i cili punonte në oborrin e mbretit Luigji XIV. Muzika e tij u ndikua nga mjedisi i kohës. Në pjesët që shkroi për krijimet e Molierit, vërehet prirja drejt anës së jashtme dhe efekteve, duke qenë se kjo ishte ndër kërkesat kryesore të artit oborrtar francez. Ai futi muzikë me karakter popullor në krijimtarinë e vet. E tillë ishte edhe vallja, e cila u bë mbështetje e fortë për zhvillimin e artit muzikor francez. Muzika e tij këndohej e vallëzohej edhe në shtëpitë e popullit të thjeshtë, të cilit i përkiste.Zhan Batist Lyli, opera “Borgjezi fisnik” (Le Bourgeois Gentilhomme) Ü===================== & 34 ˙««««. ˙««««ˆ««««˙««««.vals˙««««Œ ˙««««. ˙««««œ»»»»˙»»»». ˙»»»»Œ l l l l l l l l l====================== & ˙»»»». ˙»»»» ˆ««««˙««««. ˙«««« ,ˆ««««˙««««. ˙««««. ˙_««««. ˙_«««« Œ l l l l l l l l ”
                                
   59   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69