Page 66 - Demo
P. 66


                                    64Kujto dhe zhvillo më tej njohuritëAnsambli i dhomës është formacion muzikor që luhet nga një numër i vogël instrumentesh muzikore.Ansambli muzikor për muzikë dhome formohet nga bashkimi i dy, tri, katër ose më shumë instrumenteve muzikore, që ndryshe quhen duet, trio, kuartet, kuintet instrumental, deri në formimin e orkestrës.Komplekset më të njohura të muzikës së dhomës janë: kuarteti, formacioni muzikor i përbërë nga 4 instrumente (violinë e parë, violinë e dytë, violë dhe violonçel) dhe trioja, formacioni i përbërë nga 3 instrumente (violinë, violonçel, piano).Kuinteti është një formacion muzikor, i përbërë nga pesë instrumente: flaut, oboe, klarinetë, korno dhe fagot. Ndër kompozitorët e shumtë që kanë kompozuar pjesë për kuintet janë: Akil Koci, Fahri Beqiri, Franc Shubert, Antoni Dvorzhak etj.Ansambli i dhomës për pesë instrumente (kuintet) mund të ndërtohet dhe me instrumente të tjera, si: piano dhe kuartet harqesh etj. Ansamble të ndryshme që veprojnë sot në Kosovë janë: Ansambli “Vivendi” (flaut, violinë, violë, violonçel dhe piano); Trio harkor “Kosova” (violinë, violë dhe violonçel) etj. Në Shqipëri njihet ansambli i harqeve “Tirana Kuartet” e mjaft të tjera.Banda simfonike e ka origjinën në fillim të shek. XVIII. Ajo është një orkestër frymore, e cila ekzekuton duke ecur dhe përbëhet nga instrumentet aerofone (të drunjta e metalike) dhe ato të perkusionit (tamburi, grankasa, pjatat etj.). Banda e parë muzikore shqiptare u krijua në Shkodër, në vitin 1878, e drejtuar nga Palok Kurti. Më pas u formuan edhe banda të tjera. Një bandë tjetër ishte dhe “Vatra” në SHBA, me drejtues Thoma Nasin, e cila u formua në vitin 1916.Kuartet harqeshBanda e parë muzikoreFormacionet instrumentaleDëgjo një fragment nga “Katër stinët” e Vivaldit dhe diskuto me shokët/shoqet për karakteristikat e instrumenteve.ëso24
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70